Provokon Kryemadhi: A do t’i nxjerrë SPAK mesazhet e mia me Fugën, Ramën e Kodhelin?

Monika Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë “sekrete hetimore” në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës, shkruan A2 CNN.

“Jam e bindur që është shkruar në zyrën e Endri Fugës”, tha Kryemadhi në një konferecë për mediat. “Jam shumë kurioze dhe ta dijë a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Saimir Tahirin, me Taulant Ballën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur”.

Kryemadhi shtoi se është e vendosur të vazhdojë përplasjen e saj juridike dhe politike lidhur me çështjen e incineratorëve dhe dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve me para jolegalisht të fituara.

“Do të kemi komunikime të tjera, sepse do të studiojmë dosjen, do të përballemi në sencat gjyqësore. Do të ndjekim përsëri çështjen e inceneratorëve”, shtoi Kryemadhi.