Reali realizon përmbysjen e madhe, Vinicius gati për Topin e Artë, zhgënjen Juventusi

Reali i Madridit ka realizuar një përmbysje të madhe në ndeshjen në Bernabeu ndaj Dortmundit. Në pjesën e parë, gjermanët udhëhoqën 0-2, por në të dytën u përballën me uraganin madrilen të udhëhequr nga braziliani Vinicius.

Braziliani realizoi 3 gola në këtë sfidë, ndërsa shënuan edhe Rudiger e Lucas.

Në ndeshjen e tjera të kësaj të marte në Champions bie në sy humbja e Juventusit në shtëpi 0-1 në fund nga Stuttgart, ndërsa Milani fitoi 3-1 në San Siro ndaj Brugge.

Kur janë luajtur 3 ndeshjet e para të këtij edicioni të Champions, surpriza e madhe është Aston Villa e cila udhëheq me 9 pikë, teksa ka shënuar 6 gola dhe nuk ka pësuar asnjë