Administrata e Zonave Të Mbrojtura në Korçë ka ndërhyrë për mosmbajtjen e një sokradheje të izoluar brenda një kafazi në afërsi të parkut të Drilonit.
Burime pranë kësaj drejtorie bëjnë të ditur se një biznes privat në këtë zonë prej kohësh mbante brenda një kafazi një sokradhe, duke e përdorur atë si atraksion turistik.
Kanë qenë vet banorët e zonës ata që kanë lajmëruar specialistët e zonave të Mbrojtura, duke u kërkuar lirimin e saj kafshe të rrallë nga ambienti ku mbahej.
Pas ndërhyrjes, sorkadhja është lëshuar në habitatin e saj natyror