Katër të vdekur në sulmin terrorist në Turqi: Dy sulmues të vrarë, një po i mban peng punëtorët

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS.

Ka shkuar në katër numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në objektet e kompanisë ajrore turke në Ankara.

Mediat turke tani raportojnë se dy terroristë janë neutralizuar, ndërsa njëri dyshohet se mban pengje brenda ndërtesës së linjës ajrore shtetërore turke.

Situata mbetet e tensionuar dhe forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë.

Kreu i provincës Kahramankazan, Selim Çırpanoglu, deklaroi se forcat e sigurisë po bëjnë gjithçka për të siguruar lirimin e pengjeve dhe stabilizimin e situatës.

Ky sulm është një goditje e rëndë për sigurinë turke. Hetimi është në vazhdim dhe i gjithë kompleksi industrial është ende nën rrethimin e forcave të sigurisë.