Mbrëmjen e djeshme, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkëlqeu në Madrid duke shënuar një supergol përballë Atleticos, gjë që i hapi rrugë përmbysjes së rezultatit dhe fitores së skuadrës së tij Lille me shifrat 1-3.
Pas fitores, Zhegrova shpërtheu në festë në zhveshtore ku vuri plisin shqiptar dhe nxorri flamurin kuqezi të cilin ia dhuroi një djalosh shqiptar. Por teska festonte edhe me shokët e skuadrës të cilët bënë “shqiponjën” me duar, Zhegrova e lëshon flamurin kuqezi në tokë, gjë që ka ndezur pakënaqësi tek tifozët.
Një gjest i pa menduar në festë e sipër, me komentet në kanalet e komunikimit që kanë qenë të “pamëshirshme”. Versus.al