Si transportohen të burgosurit me rrezikshmëri të lartë? SHKK publikon pamjet

Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur ka publikuar një video se si i transportojnë personat me rrezikshmëri të lartë.

Pamjet ilustrojnë se si ky njësit garanton “sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre,” duke kërkuar “vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë.”

Duke theksuar angazhimin e tij, njoftimi përfundon me një mesazh të qartë: “siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh.”