Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon arrestimin e Durim Bamit, do të ekstradohet në Shqipëri

Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar arrestimin e njërit prej emrave më të famshëm të botës së krimit, Durim Bami. Nga informacionet e deri tanishme, Interpol pritet të ndjekë të njëjtën procedurë si me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, pra ekstradimin në Shqipëri.

Arrestimi i tij është, është kryer nga policia e Dubait në datën 21 Tetor 2024, dhe që prej asaj dite po mbahet i izoluar. Ende nuk dihet asnjë informacion me saktësi se çfarë e solli arrestimin e tij për herë të dytë. Ndërsa, sipas raportimeve, arsyeja e arrestimit po mbahet në mënyrë diskrete nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme.

Në muajin qershor, i shumëkërkuari i Shqipërisë, Durim Bami, u arrestua në Dubai, por u la i lirë disa ditë më pas. Bami u mbajt për rreth 40 ditë, sipas periudhës së parashikuar për paraburgimin nga autoritetet vendase, e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke mos e ekstraduar drejt vendit tonë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi në muajin maj masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Bami akuzohej për sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

Të ngjashme
EMRI/ Bleu vota për të bijën kandidate e opozitës në Vorë, GJKKO dënon ish-kryeplakun e Bërxullës
SPAK grup hetimor në Brazil! 3 prokurorë do të hetojnë përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës
Emrat/ Me paratë e drogës në Itali, investuan në Shqipëri!! Konfiskohen pasuritë e 15 personave dhe familjarëve të tyre
Sapo u lirua, arrestohet sërish “protagonisti” i krimit Durim Bami