Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov attends a working session on energy and food security during the G20 Summit in Nusa Dua on the Indonesian resort island of Bali on November 15, 2022. (Photo by BAY ISMOYO / POOL / AFP) (Photo by BAY ISMOYO/POOL/AFP via Getty Images)

“Gjykata e OKB e pranoi atë”, Rusia përdor sërish Kosovën për të justifikuar aneksimet e saj

Rusia vazhdon që të luftojë qëndrimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa përdor sërish Kosovën për të tentuar të justifikojë aneksimet e saj në Ukrainë.

Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, tha se Karta e OKB-së duhet lexuar dhe pranuar e plotë pasi aty përcaktohet e drejta e popujve për vetëvendosje.

“Karta e OKB-së duhet lexuar në tërësi, dhe jo vetëm pjesa që ju patjetër dëshironi të theksoni në këtë konflikt sot. Në vitin 2008, shtetet perëndimore e shpallën Kosovën të pavarur. Në Perëndim, askush as nuk debatoi për këtë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në përfundimin e saj tha (për këtë flet shpesh presidenti rus V.V. Putin) se nëse një pjesë e shtetit vendos në mënyrë të njëanshme të shpallë pavarësinë e saj, pëlqimi i autoriteteve qendrore është krejtësisht i panevojshëm.

Duke abstraguar edhe nga kjo, Neni i parë i Kartës së OKB-së (është e pamundur ta shpërfillni nëse e lexoni seriozisht këtë dokument) thotë se të gjithë janë të detyruar të respektojnë të drejtat e çdo personi, pavarësisht nga raca, gjinia, gjuha dhe feja. Kjo është edhe Karta e OKB-së, zbatimin e së cilës e kërkon Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në lidhje me konfliktin ukrainas”, tha Lavrov.