“Engjëjt e Donald”/ Kush janë vajzat e familjes që e mbajnë Trump të motivuar dhe të fortë

Donald Trump ka mbajtur sot fjalimin e tij të fitores në Florida, ku i entuziazmuar falënderoi amerikanët që e votuan. Gjatë fjalimit, 78-vjeçari u tha mbështetësve të tij se do të jenë katër vite të jashtëzakonshme drejtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kush ishte krah Trump në skenën ku mbajti fjalimin? Presidenti i zgjedhur kishte një rreth të madh mbështetësish, ku sigurisht nuk mungonte familja e tij.

78-vjeçari ishte i rrethuar nga vajzat e familjes që e mbajnë atë të motivuar dhe të fortë. Dorë për dore me të në skenë u shfaq bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Ndërkohë Ivanka Trump, 43 vjeç, bëri një paraqitje të denjë në Mar-a-Lago, për të dëshmuar rikthimin befasues politik të liderit republikan. Trump gjithashtu kishte pranë tij mbesën 17-vjeçare Kai, vajzën 31-vjeçare Tiffany.

Por një mbështetje e madhe e 78-vjeçarit janë edhe bashkëshortja e djalit të tij Eric, Lara, si dhe e fejuara e Donald Trump Jr, Kimberly Guilfoyle.

Sigurisht që nuk munguan as tre djemtë e presidentit të zgjedhur, Donald Trump Jr 46 vjeç, Eric 40 vjeç dhe Barron Trump, 18 vjeç.