Historiani dhe studiuesi Arben Llalla ka sjellë nëpërmjet një postimi në profilin e tij Facebook, disa foto dhe dëshmi mbi greqizimin e emrit të Gjinokastrës.
Si u greqizua pas vitit 1970 emri GJINOKASTËR në Gjirokastër. Shikoni poshtë mbishkrimive të fotove- GJINOKASTËR, që zbëthehet Kalaja e Gjinos(bëhet fjalë për Princin e Epirit Gjin Bue Shpatën që vdiq më 1399). Pas viteve 1970 u quajtë Gjirokastër duke e greqizuar emrin shqiptar dhe zbërthehet Kala e Rrumbullakët si gjiroja e mishit që piqet. Por në të vërtetë Kalaja në Gjinokastër nuk është e rrumbullakët, por në formë të gjatë si anije. Po ku e kishte parë arkitekti formën e anijes?
Kjo vjen sepse Gjin Bue Shpata ishte udhëheqës nga Arta, Preveza e këtej. Ajo përralla për Argjironë nuk ka ekzistuar, por është një shpikje mitologjike greke për tia ndryshuar emrin e vërtetë qytetit shqiptar nga Gjinokastër në Gjirokastër,
Kalaja në Gjinokastër nuk është e rrumbullakët por në formë Anije, e gjatë. Përralla për Argjironë nuk ka ekzistuar, ajo është një sajesë greke për të greqizuar emrin shqiptar nga Gjinokastër në Gjirokastër. Zoti i kësaj kalaje ka qenë Gjin Bue Shpata dhe e vërteta duhet të dali në dritë, ndryshe ne vazhdojmë të ecim në tunelin e errësirës me qirun e shkrirë të grekëve, shkruan Llalla.