Perkthehet “Malet e Gjigandëve” kushtuar veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan Carleton S.Coon.

Studimi i është kushtuar veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan Carleton S.Coon.

‘’Sot ne do të promovojmë përkthimin e një libri për të cilin unë mendoj se është shumë i rëndësishëm, pasi vë në pah mes shumë shkrimesh të tjera që anglo-amerikanët kanë shkruar për ne shqiptarët, vërtetësinë e autotonisë historike ndër më të vjetrat e kontinentit europian që janë Ilirët e Veriut të Shqipërisë”, tha perkthyesi Mal Berisha

Avni Ponari themeluesi i Signal Uniqua Group Austria mbështetësi kryesor për promovimin e këtij libri, thekson se do të vijojë mbështetjen për artin, kulturën në vendin tonë.

‘’Kjo vepër do të ketë një ndikim mjaft të madh të studiuesve shqiptarë studentët dhe dashamirës të Antropologjisë’’.

Gjatë viteve 1929-1930 Carleton Coon antropologu amerikan vizitoi Shqipërine nga ku kreu një studim të mbi 1 mijë e 67 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke bere studim fizik te formave te trupave të tyre, detajet kulturore, fetare, dhe demografike.