Me humor dhe ironi therëse, qeveria gjermane i është përgjigjur një komenti të bërë dje nga CEO i Tesla, Elon Musk, për kancelarin Olaf Scholz, të cilin në postimin e tij në platformën “X” e quajti “budalla”.
“Ka liri për budallenjtë në ‘X’”, tha zv/zëdhënësja e qeverisë në Berlin, Christiane Hoffmann kur u pyet për këtë çështje nga gazetarët.
E pyetur pse qeveria gjermane i mban ende aktive llogaritë e saj në ‘X’, një platformë që u jep gjithnjë e më shumë zë ekstremistëve, Hoffmann tha se media sociale është një mjet i rëndësishëm për qeverinë në përpjekjen për të informuar për punën e saj dhe për të shpjeguar qëndrimet në cështje të caktura.
Olaf ist ein Narr https://t.co/Yye3DIeA17
— Elon Musk (@elonmusk) November 7, 2024
Kujtojmë se Musk e quajti kancelarin gjerman “budalla” pas rënies së koalicionit të tij trepartiak, që e çon Gjermaninë drejt zgjedhjeve.
I pyetur nga një fans në platformën ‘X’ nëse po fliste për kancelaren gjermane, Musk u përgjigj me emoji me zemër dhe të qeshura.