Rama i ulet në gjunjë dhe përqafon Melonin

Prej ditës së djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara, për Ndryshimet Klimatike.

Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin.

Kur kjo e fundit është afruar, Rama është ulur në gjunjë dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.