Pellazgët-shqiptarët dhe helenët si vazhdon historia?

Shqiptarët janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve të lashtë. Në Greqinë e vjetër parahistorike, përpara zbritjes së Akejve (domethënë përpara vitit 1500 para Krishtit) banonin pellazgët.
Siujdhesa në të cilën ata banonin në atë kohë quhej “Siujdhesa pellazgjike”. Kjo gjë vërtetohet nga autorë dhe historianë të ndryshëm të lashtësisë. Homeri, në faqen 681-685 të “Iliadës” shkruan: “Tani prapë ata që banonin në Argos Pellazgjik quheshin mirmidonë, helenë dhe akej.
Komandanti i pesëdhjetë anijeve ishte Akili”. Më pas, ai shton edhe këto fjalë: “Agro, quhet prej Homerit “Pellazgjik” dhe jo “Akaik”. Kjo tregon se pushtuesit akej e respektonin emrin e vjetër të qytetit.
Herodoti (shekulli VI para Krishtit) na jep një dëshmi tjetër, në rastin kur shkruan:

“Në kohën kur pellazgët banonin në vendin e quajtur sot Greqi, athinasit ishin pellazgë dhe quheshin Karoni”. Edhe vetë emri “Athina”, sipas shumë autorëve ka kuptim në gjuhën shqipe. Pastaj më poshtë Herodoti në librin VII, kap. 95 shkruan se: “Banorët e ishujve të armatosur si grekërit kishin dhënë 17 anije; dhe ata fis pellazgjik u quajtën më vonë fis Jonik”.
Po ky autor edhe në librin I, kapitulli 57 shkruan se: “Fisi Atik, ish pellazgjik, por sa u kthye në atë të helenëve e ndërroi edhe gjuhën”. Edhe një shkrimtar tjetër grek, Tuqididi, në librin e tij I, kapitulli III shkruan se: “Para helenit Deukalion (ky emër “Ellas” nuk ka ekzistuar aspak), popuj të tjerë e populli pellazgjik i dhanë vendit emrin e tyre në gjerësi të madhe”. Shkrimtarët e lashtësisë, si Homeri, Herodoti, Tuqididi kanë shkruar pa paragjykime për kufijtë shtetërorë politikë dhe i kanë përshkruar ngjarjet ashtu si ishin në fakt.
Më vonë, me Pelibin (shekulli III para Krishtit) dhe Strabonin (shekulli I para Krishtit) në përshkrimet e lajmeve, sidomos për Ilirinë, ia përshtatën më shumë interesave të sunduesve, sesa qëllimit për të shkruar të vërtetën.

Në këto kohëra, emri i siujdhesës pellazgjike, nga Siujdhesa Epirote, që quhej në kohën e Pirros (shekulli IV deri shekulli III, Shih: Plutarku shekulli I), filloi të quhet Siujdhesa Ilirike, në periudhën e Agronit, Teutës dhe Gentit.
Përsëri Herodoti, ky baba i madh i historisë, në librin VII, kapitulli 94 shkruan se: “Vendi i quajtur sot “Arkaia” në Peloponez dhe para se të vinin në Peloponez “Danau” dhe “Ksuthi”, quheshin, siç tregojnë helenët, pellazgët Aigialeos dhe në kohë të Jonit e të Ksuthit quheshin “Jone””.

Por, në kohën e Herodotit (shekulli VI, njerëzit kishin nevojë që të shkruanin që ky vend që sot quhet Greqi, më parë quhej Pellazgji). Një tjetër autor dhe historian i lashtësisë, Straboni (shekulli i para Krishtit), në kapitullin 220-221, shkruan: “Të gjithë pothuaj thonë se pellazgët ishin popull i vjetër, që jetonin në tërë Greqinë e sotme e sidomos në Eolasit të Thesalisë”. Këtë fakt e dëshmojnë edhe mjaft dokumente të tjera.

Nga sa më sipër, mund të themi se emri i lashtë i trojeve greke ka qenë Pellazgji, se pellazgët jetonin në këto troje disa mijëra vjet para helenëve. Ata ishin autoktonë të këtyre trojeve dhe grekët emigrantë. Sipas Herodotit, pellazgët ngrinin muret rrethues të Akropolit të Athinës.
Ata ndërtuan edhe Romën e lashtë. Edhe studiuesi i SHBA-së, Xhorxh Fred Uilliams, në librin “Për Shqipërinë”, në vitin 1929, ka shkruar se: “Muret e Akropolit të Athinës u ndërtuan para ardhjes së helenëve dhe të Homerit (shekulli IX)”.

Populli shqiptar është nip-stërnip i pellazgëve dhe ilirëve të lashtë, të cilët kanë qenë banorët e parë të ardhur në Evropë dhe në Ballkan. Me të drejtë, nga studiues, historianë e albanologë të ndryshëm të lashtë e të rinj, ata janë quajtur “pellazgë”.
Pellazgët dhe pellazgjishtja ruhen sot në gjendjen më të pastër tek shqiptarët dhe tek gjuha shqipe. Autorë të lashtë si Tit Livi, Homeri, Pausanias, Herodoti, Tuqididi, Polibi, Straboni dhe studiues, historianë e albanologë të mëvonshëm, si Jokli, Mayer, Hahni, Kotopane, Samiu, Konda, Çabej, D’Angely, Anamali, Rizai e shumë e shumë të tjerë, kanë arritur në konkluzionin e saktë për origjinën dhe lashtësinë e popullit shqiptar, për origjinën e tij pellazgjiko-ilirike dhe si banorë të parë në Evropë dhe në Ballkan.

Herodoti pohon drejt, kur shkruan se: “Ilirët flisnin një gjuhë krejt të ndryshme nga grekërit dhe se ky popull jetonte në krahinat e Mesdheut shumë më përpara ardhjes së grekëve në këto vise. Ky popull është pasardhësi i pellazgëve”. Të gjithë autorët, që janë marrë me studimin e historisë, si ata grekë dhe të huaj, janë të një mendjeje se: “Kufijtë e vërtetë etnikë veriorë të Greqisë kalojnë nga Lindja në Jug të Thesalisë dhe nga Perëndimi në Jug të Akarnanisë”. /konica.al