Në mes dhimbjesh e lotëve u jepët lamtumira e fundit dy të rinjve që vdiqën në Klinë

Albison dhe Rexhep Slivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë varrosur sot, raporton GazetaDemos.

Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili po ashtu në llogarinë e tij në Facebook kishte shkruar për vrasjen që ndodhi në qendër të atij qyteti, duke thënë se ky lajm ka qenë i papritur dhe i kobshëm.

Qindra pjesëmarrës morën pjesë në ceremoni , derisa një grup djemsh të rinj kanë veshur bluza me fotografitë e viktimave që humbën jetën para dy netësh nga plumbat që morën nga dorasi Jon Hoti.

Ndryshe një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë.