VIDEO/Boksieri shqiptar “shkatërron” rivalin serb që në raundin e parë, gjyqtari ndërpreu ndeshjen

Boksieri shqiptar nga Gostivari, Benjamin Imeri, ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e 7 në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov, se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë që në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë mend gjatë, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka më shumë përvojë se boksieri shqiptar, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.