Partitë politike në Kosovë më nuk kanë të drejtë të zhvillojnë fushatë në tokën gjermane, siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Në një shkrim në Twitter, ai ka shpalosur një rregullore specifike që, sipas tij, tregon se autoritetet gjermane nuk japin leje që partitë politike të një shteti të zhvillojnë tubime në tokën gjermane në periudhën më pak se tre muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve.
With regard to the upcoming general elections in Kosovo, we informed the Foreign Ministry and political parties about our specific regulation. This concerns campaign events for elections in Kosovo that take place on German soil. The regulation stipulates inter alia that … 1/2
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 18, 2024
Për Kosovën, pasi që zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt, kjo nënkupton se fushatë në Gjermani s’mund të bëhet që nga 9 nëntori.
Rohde të hënën në Twitter ka thënë se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe partitë politike për rregulloren.
Partitë politike të Kosovës ditëve të fundit kanë organizuar tubime në shtete të ndryshme të Evropës.