Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq gjatë fitores 3-2 të skuadrës së tij, Mallorca, përballë Las Palmas-it në La Liga.
Gjatë një aksioni të kundërshtarëve, Muriqi pati një përplasje verbale me një nga futbollistët e Las Palmas-it, e cila do të rezultonte më pas në përjashtimin nga loja të sulmuesit.
Në minutën e 87, Muriqi i tregoi gishtin e mesit kundërshtarit të tij, por rasti u pa nga gjyqtari në VAR dhe rezultoi një karton i kuq për sulmuesin “dardan”.