Brigada e 3-të e ushtrisë ukrainase ka arritur të dëbojë rusët nga fshati Kopanky në rajonin e Kharkivit – duke zënë rob lufte edhe disa ushtarë të Vladimir Putinit.
Pas një operacioni të suksesshëm që dëboi rusët nga fshati Kopanky, brigada ukrainase arriti të zë rob lufte edhe disa ushtarë rusë.
Bëhet fjalë për pjesëtarë të Brigadës së parë ruse, që u rrethuan dhe më pas duke parë se nuk kanë nga t’ia mbajnë u dorëzuan.
Disa prej këtyre ushtarëve po hetohen në Rusisë – derisa tjerët janë tashmë të dënuar që u dërguan në Ukrainë për të luftuar në këmbim të lirisë.
Në videon e publikuar më poshtë shihen ushtarët rusë të zënë rob, që merreshin në pyetje nga ukrainasit.