Suspendohen policët që s’reaguan kur persona të panjohur fshinë grafitin në “Car Lazar”

Zëvendësdrejtori i Policisë ne veri Veton Elshani, e ka konfirmuar se gjashtë policë janë suspenduar, pasi që dyshohet se edhe pse kanë qenë afër, nuk kanë reaguar kur disa persona kanë fshirë një grafit në sheshin “Car Lazar”, në Mitrovicë të Veriut. 

Elshani ka thënë se kanë vërejtur neglizhencë të policëve më trajtimin e rastit.

Grafiti u kushtohej ushtarëve serbë nga beteja e Koshares.