Entuziazmohet Haki Abazi- Haradinajn e sheh si zbatues të idesë së famshme të Skënderbeut

Deputeti, Haki Abazi, ka vendosur të garojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke u bashkuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Abazi në një konferencë për media tha se vendimi i tij për të aderuar në AAK ka qenë i motivuar nga angazhimi i përbashkët me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për zhvillimin e vendit dhe integrimin e Kosovës në NATO.

Më tutje Abazi tha se ‘idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në situatea delikate të sigurisë’ e ka gjetur vetëm te AAK’ja.

“Dua ta falënderoj këtë shtëpi të madhe që idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë në Ballkan, e kam gjetur vetëm të AAK-ja. Unë kam vendosur që të jem krahu i Haradinajt dhe miqve që janë këtu në këtë subjekt”, përfundoi Abazi