Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Selanik, Greqi. I riu, i identifikuar si Ronaldo Pecaku, ka marrë një plumb në bark dhe është transportuar menjëherë në spitalin AHEPA, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Të tjera detaje pritet të bëhen të ditura në vijim.