Studentët shkelen me vetura dhe rrahen prej “mbështetësve” të Vuçiqit

Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fillim të protestave paqësore dhe gjatë heshtjes 15 minutëshe, në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ka ndodhur një incident i rëndë.

Gjatë aksionit “Stop, Serbi”, shoferi i një veture ka shkelur disa studentë të mbledhur në afërsi të tregut të Futoshkës, shkruan nova.rs.

Nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiq, ka publikuar videon dhe ka bërë të ditur identitetin e njeriut, vetura e të cilit shkeli disa qytetarë.

“Milan Todoroviq nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepic në platformën X.