Rezistenca në diktaturë e At Zef Pllumit dhe kontributi pas rënies së saj u kujtuan nga miq dhe historianë. “Rrno për me tregue” është vepra që ka treguar më së miri vuajtjet e atij sistemi, ndërsa këmbëngulja për ruajtjen e vlerave dhe zhvillimin e tyre pas vitit 1991 janë kontributi më I madh që ai la pas
Kontributi i At Zef Pllumit në diktaturë dhe demokraci u përkujtua në 100 vjetorin e lindjes, ku morën pjesë miq të tij dhe historianë.
Imzot Dom Gjergj Meta kujtoi se ai qëndroi i fortë dhe në 27 vitet e dënimit me burg në sistemin komunist.
Duke ndarë kujtime nga e kaluara meta solli në vëmendje takimin e Pllumit me gjigantin e letrave shqipe Ismail Kadare, bisedë e zhvilluar në vitin 2004 në Panairin e Librit.
Në periudhën e lirisë, At Zefi shërbeu si këshilltar kulturor i Kryeministrit Edi Rama në atë kohë ministër i Kulturës, duke treguar përkushtimin e tij për dialogun dhe ruajtjen e kulturës kombëtare.
Vepra e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, mbetet një testament i fuqishëm i së vërtetës historike dhe frymëzim.