Të krishterët protestojnë në kryeqytetin sirian pas djegies së pemës së Krishtlindjes

Protestat shpërthyen në lagjet e krishtera të kryeqytetit sirian Damask pasi një pemë të Krishtlindjes iu vu zjarri në një qytet tjetër nga njerëz të paidentifikuar mbrëmjen e së hënës, raporton CNN.

Një video që tregon disa burra duke ia vënë zjarrin një peme të Krishtlindjeve të ekspozuar publikisht në qytetin me shumicë të krishterë të Suqaylabiyah, pranë qytetit të Hama, u shfaq në internet, duke nxitur protesta. Është e paqartë se kush ia vuri zjarrin pemës, por u shfaq një video e një rebeli që qëndron pranë priftërinjve të krishterë duke u zotuar se do të ndëshkohen autorët.

“Mëngjesin tjetër do ta shihni pemën të restauruar plotësisht”, i tha rebeli i paidentifikuar një grupi protestues pranë pemës së djegur të Krishtlindjes.

Incidenti ndodhi tre javë që kur rebelët e opozitës udhëhoqën një fushatë të suksesshme për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad. Të krishterët e Sirisë tani u bashkohen atyre në Liban dhe territoret palestineze që festojnë Krishtlindjen mes pasigurisë dhe frikës së madhe në rajon.