Shtetet e Bashkuara përfshinë të premten Industrinë Naftës së Serbisë në paketën e sanksioneve ndaj prodhuesve kryesorë rusë të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), shumica e aksioneve të së cilës u takojnë kompanive ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, është furnizuesja e vetme e Serbisë me gaz dhe pronarja e të dy tubacioneve që transportojnë gaz nga Rusia për në Serbi.
Sanksioneve, të cilat Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i kishte paralajmëruar që më 13 dhjetor të vitit që lamë pas u është bashkuara edhe Britania e Madhe.
Serbia e cila zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
The United States is imposing sanctions on more than 200 individuals and entities involved in Russia’s energy sector. We will continue to use all available tools to further degrade Russia’s ability to generate revenue that funds its illegal war against Ukraine.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) January 10, 2025
Presidenti serb tha se sanksionet janë “pjesë e trysnisë më të gjere gjeopolitike ndaj Rusisë” dhe në goditje e rëndë për Serbinë, e cila është duke negociuar një marrëveshje të re me Rusinë për furnizim me gaz, meqë marrëveshja aktuale skadon në mars të vitit 2025.
Kompanitë ruse zotërojnë rreth 56 për qind të aksioneve në Industrinë serbe të Naftës.
Presidenti serb tha të premten se SHBA kërkon “tërheqjen e plotë të kapitalit dhe interesave ruse” nga Industria serbe e Naftës dhe transformimi i pronësisë duhet të përfundojë brenda 45 ditësh dhe duhet të miratohet nga Shtetet e Bashkuara.