Bangladeshi i kërkon Kosovës t’i rekrutojë punëtorë e t’i importojë veshmbathje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, ka kërkuar nga Kosova që të importojë veshmbathje dhe produkte farmaceutike të prodhuara në Bangladesh. Ndër thirrjet që bëri ishte që Kosova të rekrutojë punëtorë nga sektorë të ndryshëm prej Bangladeshit.

Ai bëri thirrjen të martën, kur ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana, dorëzoi kredencialet.

Presidenti i Bangladeshit gjatë ceremonisë vuri theksin te vizita dhe shkëmbimet ndërmjet odave ekonomike të të dyja vendeve dhe bëri thirrje për nxitje të mëtejme të tregtisë dhe investimeve, ka shkruar portalit “BSS”.

Ai falënderoi Kosovën për hapjen e misionit diplomatik në Daka.