Të tjera detaje kanë dalë lidhur me operacionin e e RENEA-s këtë të premte në Korçë e Pogradec, ku u kontrolluan disa banesa dhe u shoqëruan disa persona.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se kontrollet u kryen në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi Sindi Syzo tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.
Gjithashtu Policia bën me dije se arrestoi në flagrancë shtetasit Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.