Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të mbetet në situatë kritike. Kryepeshkopi prej datës 3 janar ndodhet në Athinë për mjekim të specializuar. Edhe pas përpjekëve të mjekëve gjendja e tij u përkeqësuar dhe iu nënshtrua edhe një operacioni.
95-vjeçari tashmë prej 19 ditë është shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës ku po trajtohet, i intubuar, në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para disa ditësh dhe që prej atëherë ka qenë duke u mbajtur në Repartin e Kujdesit Intensiv.
Janullatos u shtrua fillimisht në një spital të Tiranës në 30 dhjetor, por u transportua drejt Athinës më pas për mjekim më të specializuar. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.