Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet në burgun “313” në Tiranë. A2 CNN ka siguruar një video ku shihet ish-presidenti në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm.
I njohur për udhëtimet e tij në natyrë dhe në ngjitjen e maleve, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.
Ai u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lobim në SHBA.