Në një lidhje live me gazetaren Esmeralda Mulaj, gazetari Sokol Brahaj ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin tragjik të djegies së hotelit Grand Kartal, në malet e Koroglus.
Brahaj ka treguar se shkëndija e parë e zjarrit ka ndodhur në restorantin e hotelit, dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në gjithë strukturën.
“Në orën 03:30 të natës, në lokalin e hotelit ka rënë një shkëndije, një masë ende nuk dihet saktësisht, por aty thuhet se ka filluar zjarri dhe për 15 minuta ka përfshirë të gjithë hotelin,” tha ai.
Dekani i Fakultetit të Administrimit të Biznesit të Universitetit Özyeğin Prof. Dr. Atakan Yalçin humbi jetën së bashku me vajzën e tij nga zjarri.
Gazetari theksoi se menjëherë pas zjarrit në media kishte kritika dhe shqetësime të shumta për mungesën e një stacioni zjarrfikës në afërsi të hotelit.
Një çift doktoreshe dhe mësuesesh vdiqën me 3 fëmijët e tyre
“Në fillim u fol dhe kishte kritika pse nuk kishte zjarrfikëse pranë një vendi turistik, pasi zjarrfikësja më e afërme me hotelin është 45 minuta larg,” theksoi Brahaj.
Punonjësja e Turkish Airlines (THY) Zehra Sena Gültekin dhe 14 anëtarë të familjes së saj ishin mes atyre që humbën jetën në fatkeqësinë e hotelit në Kartalkaya.
Ai shtoi se hoteli, i konsideruar si një nga më të mirët dhe më të sigurtët, ngjall shumë pyetje për shkakun e këtij zjarri, për të cilat priten ende rezultatet nga hetimet.
Shkrimtari i Sözcü Nedim Türkmen dhe familja e tij humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në të njëjtin hotel ku ai shkoi me pushime.
“Ky ka qenë hoteli më i mirë, më i madh, më luksoz dhe më i sigurtë, por ka shumë pikëpyetje mbi zjarrin, ku gjithsesi priten rezultatet nga hetimet,” shtoi Brahaj.
Mësohet se vajza, dhëndri dhe nipërit e ish-deputetit të AK Partisë Bolu Mehmet Güner ishin mes atyre që qëndruan në katin e 13-të të hotelit ku ndodhi fatkeqësia e zjarrit dhe nuk u morën vesh.
Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte humbja e jetës së disa personave të njohur, duke përfshirë figura të shquara të sportit, artit, shkencës dhe biznesit.
“Kanë vdekur njerëz të njohur të botës turke të sportit, të artit, të shkencave dhe biznesmenë të mëdhenj, pasi në Turqi ishte një pushim dyjavor zyrtar dhe shumica e këtyre familjeve kishin shkuar për të bërë dhurata për të afërmit dhe fëmijët e tyre këto pushime,” tha gazetari.
Në përfundim, ai theksoi se kjo tragjedi ka prekur edhe profesionistë të medias.
“Në këtë tragjedi ka humbur jetën dhe një gazetar me familjen e tij,” përfundoi Brahaj.
Brahaj konfirmoi dhe informacionet nga mediat ndërkombëtare ku thuhet se numri i viktimave nga zjarri në hotelin turk ka shkuar në 76 ndërsa për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka paralajmëruar për ndjekje penale për përgjegjësit në lidhje me këtë incident tragjik.