“Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumëçka ishte si në ëndrra.” /Takim për Ismail Kadarenë në Gjirokastër…

“Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumëçka ishte si në ëndrra.” Kështu quhet eventi që do të përnderojë shkrimtarin tonë të madh.

Më 28 janar, në shtëpinë ku lindi Ismail Kadare, do të mbahet një takim i veçantë me shkrimtarë dhe personalitete të kulturës për të nderuar trashëgiminë e një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare.

Kjo ngjarje do të theksojë ndikimin e Kadaresë në kulturën botërore dhe rëndësinë e tij për letërsinë shqiptare.

28 janar 2025; Ora 18:00; Muzeu “Shtëpia Kadare”, Gjirokastër me praninë e Odhise Kote, Thanas Dino e Bujar Hudhri.