Parlamenti gjerman miraton mocionin për imigracion me ndihmën e AfD-së

Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën mocionin kontrovers që kërkon kufizime të ashpra për imigracionin, me mbështetjen nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Mocioni u propozua nga partitë opozitare konservatore CDU-CSU dhe u mbështet, mes tjerësh, nga AfD-ja, duke thyer kështu një tabu të kahershme bashkëpunimi me partinë kundër imigracionit.

348 deputetë votuan pro mocionit, 345 kundër dhe 10 abstenuan, raportoi Guardian.

Gjatë ditë, kancelari Olaf Scholz paralajmëroi opozitën se do të ishte “gabim i pafalshëm” kalimi i mocionit me ndihmën e AfD-së.

Propozimet përfshijnë mbylljen efektive të kufijve tokësorë gjermanë ndaj imigrantëve të parregullt dhe lejimin e policisë federale të kërkojë urdhërarreste për njerëzit që nuk kanë të drejtën ligjore për të qëndruar në Gjermani.