Mesto: Beograd Datum: Wed Dec 11 20:15:32 CET 2024 Dogadjaj: POLITIKA - obraćanje javnosti predsednika Srbije Aleksandra Vučića Ličnosti: Aleksandar Vučić Izvor: FoNet/TV FoNet

Petkoviç flet për “Shqipërinë e Madhe”, Rusia thirrje protestuesve serbë: Bashkohuni për të ruajtur Kosovën

Qeveria e Serbisë konfirmon se pas gjithçkaje në vend qëndron presidenti Aleksandër Vuçiç dhe jo kryeministri që dha dorëheqjen nga protestat masive.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, duke i reaguar kryeministrit Albin Kurti për deklaratën se me të në pushtet, liderët në Beograd japin dorëheqje, thekson se ai është armiku kryesor i Serbisë, shkruan A2 CNN.

“Kurti i përkrahë protestat sepse shpreson kot se dhuna dhe rruga mund të çojnë në ndryshimin e qeverisë në Beograd dhe për rrjedhojë edhe njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Unë kam një lajm të keq për Kurtin, për sa kohë presidenti Vuçiç vazhdon të jetë lider i Serbisë, Beogradi zyrtar nuk do ta njohë kurrë të ashtuquajturën Kosovë të pavarur, këtë mund ta ëndërrojë, siç e ëndërron të ashtuquajturën ‘Shqipëria të madhe’, flamujt e së cilës valëvitin me aq pasion në mitingjet e tyre, por ja ku përfundon gjithçka”, tha Petar Petkoviç, kryenegociator i Serbisë në Dialog.

Lidhur me çështjen e protestave masive anti-qeveritare në Serbi ka reaguar edhe Rusia. Zëdhënësja e ministrisë së jasthme, Maria Zakharova, mbështet reagimin e qeverisë duke theksuar se autoritetet në Beograd po dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve.

Ajo shton se serbët duhet të bashkohen dhe e konsideron këtë si mënyrën e vetme për të arritur një konsensus të përgjithshëm në mbrojtje të sovranitetit, dinjitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial në kontekstin e Kosovës. Më herët, Rusia i konsideroi protestat masive të studentëve si të nxitura nga perëndimi, ndërsa tani flet vetëm për zemërim qytetar.