Tragjike: Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Jabllanicë të Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur.

Burime të Insajderit konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë. Trupat e tyre ndodhen në Spitalin e Gjakovës, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shembjes së shtëpisë.

Pamje nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre fëmijë