Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë këtë të martë.
Baba Hekuran Nikollari ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, duke lënë kështu një boshllëk të madh në komunitetin fetar. Shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar e dalë në një përfundim më të saktë.
Trupi i pajetë i klerikut bektashi pritet të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’iu nënshtruar ekspertizës. Burime për mediat bëjnë me dije se përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve janë nisur drejt Përmetit.