Derisa prodhuesit ndërkombëtarë të makinave si Mercedes, Nissan dhe Volkswagen u tërhoqën nga Rusia, presidenti Vladimir Putin iu ka thënë biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë që në vend të tyre të ngasin vetura të tipit Lada.
Këto urdhra duket se ua ka dhënë edhe forcave ushtarake që po luftojnë në terren. Ata po qëllojnë me armatim nëpërmjet këtyre veturave të tipit rus, ka njoftuar gazetari amerikan, David Ax.
“Ushtria ruse po i normalizon sulmet në makina civile”, ka shkruar ai, raportoi TheTelegraph.
Ai ka përmendur se industria ruse s’ka arritur që gjatë kësaj periudhe kur po zhvillohet lufta t’i zëvendësojë humbjet e artilerisë dhe të automjeteve. Sipas tij, mbi 6.000 automjete luftarake i ka humbur, derisa shtoi se janë shfrytëzuar edhe automjete nga periudha e Luftës së Ftohtë.
“Gjendja e atyre automjeteve mund të imagjinohet edhe vetë. Më kujtohet se kam parë tanke të ndryshkura dhe automjete luftarake këmbësorie në bazat ruse të Gjermanisë Lindore në kulmin e Luftës së Ftohtë. Ato supozoheshin të ishin në gjendje të kalonin kufirin e brendshëm gjerman pas disa orësh. Në çdo rast, stoqet e saj që kanë mbetur prej tyre tani duket se po mbarojnë, prandaj po vërehet përdorimi i Ladave gjatë sulmeve”, ka deklaruar gazetari amerikan.
Ai pretendon se Lada mbetet zgjidhja e fundit e ushtarëve rusë që u dërguan në fronte të luftës në mënyrë të papërgatitur.
VIDEO:
Storming Ukrainian positions in pink "Zhiguli" cars is the new trend of the Russian army.https://t.co/rIb7iXWFNd pic.twitter.com/yhaOX82xka
— WarTranslated (@wartranslated) December 24, 2024