Rrugëtimi i kompozitorit Ferdinand Deda, që nisi më 5 shkurt të vitit 1941, iu dedikua veçanërisht pentagramit. Me të mbaruar Liceun Artistik të Tiranës më 1960, iu drejtua Konservatorit të Muzikës në Pragë, për të ndjekur studimet në disiplinën e dirigjimit.
Në klimën e pezmatimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-bllokut komunist, Ferdinand Deda, ashtu si edhe shumë studentë të tjerë jashtë vendit, u detyrua të braktiste studimet për t’i vijuar në Konservatorin e Tiranës. Prej auditorit, instrumentistit Deda iu besua të udhëhiqte Orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar. Duke nisur nga viti 1964, realizoi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit. Kolonat zanore të shumë filmave shqiptarë mbajnë autorësinë e tij.
Në tagrin e kompozitorit Ferdinand Deda ka lënë pas një trashëgimi tejet të pasur muzikore, mes të cilave veçojmë: “Tre valle simfonike”, “Katër skica për piano”, “Trio për violinë” dhe “Prelud i kënduar”. Në vlerësim të veprës së tij, në vitin 1997 u shpall fitues i “Diskut të artë”. Ai është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali. Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën e shumë filmave.
Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar, gjithashtu, edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për kor dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema popullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.. Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është vlerësuar me çmime, Ferdinant Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.
Në vitin 1991-1992 ai specializohet për dirigjim dhe kompozicion në Itali. Që nga viti i diplomimit dhe derisa u tërhoq nga skena, artisti realizoi mbi 300 koncerte të rëndësishme, ku jo vetëm si dirigjent, por punoi dhe krijoi, gjithashtu, edhe si kompozitor. Ferdinand Deda ka dirigjuar koncerte të rëndësishme në skenën kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare ku shpesh herë është vlerësuar shumë me çmime të rëndësishme dhe medalje të festivaleve dhe performancave në aktivitete të ndryshme. Ai gjithashtu njihej për publikun shqiptar edhe si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të “Festivalit të Këngës në RTSH”, festivalin e këngëve të stinës “Kur vjen Pranvera” dhe këngët e tij vazhdojnë të këndohen edhe sot jo vetëm nga këngëtarët por edhe nga artëdashësit e muzikës. Madje ai është edhe themelues i “Festivalit të Pranverës”, në RTSH.
Deda, gjithashtu, ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në kinematografinë shqiptare si kompozitor i shumë filmave. Më vitin 1997 u shpall fitues i “Diskut të Artë”, ndërsa ka mbajtur titujt si “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”. Artisti Ferdinand Deda u nda nga jeta më 22 gusht të vitit 2003 nga një sëmundje e pashërueshme.
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2025/02/image-40.png)