Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ky i fundit dje tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë.

Grenell postoi në X deklaratën e Kurtit me një fotografi ngjitur.

Grenell e ka quajtur deklaren e Kurtit iluziore teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta.

“Iluzore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.