Britania ndali dëbimin e shqiptarit për një arsye banale, bëhet viral në internet

Dëbimi i një shqiptari nga Britania e Madhe është ndalur pjesërisht për shkak të shijes së keqe të djalit të tij për “nugetsave” të pulës.

Klevis Disha, 39-vjeçar, kishte hyrë në Britani ilegalisht si i mitur i pashoqëruar. Më vonë ka ofruar një emër të rrejshëm dhe ka pohuar se ka lidhur në ish-Jugosllavi.

Atij i është hequr shtetësia britanike në vitin 2021 pasi vuajti dy vjet burgim kur është kapur me 300 mijë funte që dyshohet se i kishte fituar nëpërmjet krimit.

Mirëpo tribunali i migracionit ka thënë se do të ishte shumë e ashpër për djalin e tij 10-vjeçar që të kthehej në Shqipëri bashkë me babanë për shkak të ndjeshmërisë së tij në ushqim.

Arsyeja kryesore ishte se djali kishte shije të keqe për nugesat që shiten jashtë Britanisë së Madhe.

Ai nuk ka asnjë diagnozë.