Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar që të rishikohen dhe korrigjohen pasaktësitë në rezultatet preliminare të zgjedhjeve.
Sipas ankesës, 716 vota të LVV-së janë regjistruar gabimisht për Partinë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar në disa vendvotime, duke e dëmtuar rezultatin e partisë.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe njëkohësisht zyrtar i LVV-së, Getoar Mjeku, deklaroi se ky gabim është evidentuar në disa vendvotime, ku janë numëruar vota të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, ndërsa LVV nuk ka pasur asnjë votë të regjistruar, përveç një numri të vogël votash në Prizren.
LVV ka kërkuar nga KQZ që të shqyrtojë këtë çështje dhe të bëjë korrigjimet e nevojshme për të reflektuar saktësinë e votave të qytetarëve.