Sot masa e sigurisë për Veliajn, delët e tij grumbullohen pranë GJKKO

Dhjetëra dele të Erion Veliajt janë grumbulluar pranë GJKKO-së, ku rreth orës 08:30 pritet verifikimi i masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës. Rreth orës 8:15 ka mbërritur para Gjykatës së Posaçme edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie. 

Për verifikim mase do të paraqitet edhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule, si edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Olsi Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.