Djali i Elon Musk iu bashkua miliarderit të teknologjisë dhe Presidentit Donald Trump për një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të martën, ku ai u duk se e ndërpreu babanë e tij duke e imituar atë dhe më vonë duke i thënë një personi “mbyll gojën”.
Katërvjeçari ishte mbi supet e babait të tij në Zyrën Ovale, ndërsa presidenti përgatitej të nënshkruante një urdhër ekzekutiv në lidhje me punën e Musk-ut që drejtonte Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).
Ndërsa foli me gazetarët, Musk mbrojti shkurtimet në programet e qeverisë federale dhe këmbënguli se ishte transparent në punën e tij.
Megjithatë, ndërsa Musk po fliste, X Æ A-Xii, i tha dikujt që ishte jashtë kamerës të “sh” dhe të “mbyllte gojën”.
Ai gjithashtu nguli gishtat në veshët e babait të tij, gjë që tërhoqi të qeshura nga disa gazetarë, ndërsa Musk shtoi: “Mendova se djali im mund ta shijonte këtë, por është, ai po më fut gishtat në veshët e mi dhe gjëra të tjera.