Një ortek në Şırnak të Turqisë juglindore ka goditur një ekskavator, i cili po përdorej në përpjekjet për heqjen e borës në atë rajon,
Ngjarja ka ndodhur teksa ekipet e Administratës Speciale Provinciale po punonin për të pastruar rrugën që të çon në një fshat atje, rruga e cila ishte e bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës, raporton Anadolu.
Në atë kohë, orteku goditi ekskavatorin, shoferi i të cilit me celular regjistroi momentin e ortekut që goditi mjetin që ai përdorte për të pastruar borën.
“Mjeti ka ngecur plotësisht në dëborë. Nuk mund të lëviz fare. Mund të marr frymë, falënderoj o Allah. Unë nuk mund të lëviz”, shihet në pamje duke thënë shoferi.
Me marrjen e alarmit, në vendngjarje u dërguan makineri shtesë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.
Ekipet e shpëtimit arritën te shoferi, i cili ishte bllokuar brenda ekskavatorit dhe e nxorën shëndoshë e mirë.
Shoferi u transportua më pas në Spitalin Shtetëror në Beytüşşebap, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e qëndrueshme.