“Sekisui Chemical Co.”, një kompani japoneze, po zhvillon panele diellore tw avancuara me bazw mineralin e “perovskit”, të cilat mund të gjenerojnë deri në 20 gigavat energji, ekuivalente me 20 reaktorë bërthamorë.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Industrisë e Japonisë dhe është pjesë e planit të shtetit aziatik për të revolucionarizuar përdorimin e energjisë diellore dhe për të përmirësuar përshtatjen e kësaj teknologjie në jetën e përditshme.
Panelet diellore janë dizajnuar për të arritur objektivin e Japonisë për emetime neto zero deri në vitin 2050. Ky projekt ka si bazë pozicionin e Japonisë si prodhuesi i dytë më i madh i jodit në botë, i nevojshëm për prodhimin e kësaj teknologjie. Nëse ky potencial energjetik realizohet, siguria ekonomike e Japonisë do të rritej ndjeshëm, duke ulur varësinë nga prodhuesit e huaj dhe duke sjellë një revolucion në industrinë kombëtarem, shkruan A2 CNN.
Krahasuar me panelët e tjerë diellorë, si ata të ndërtuar nga silikoni, teknologjia PSC është shumë fleksibile dhe e adaptueshme, ideale për një vend si Japonia që nuk ka shumë sipërfaqe të sheshta. Këto qeliza mund të instalohen në mjedise të mëdha urbane, si muret e ndërtesave, dritaret, shtyllat e ndriçimit dhe shenjat e trafikut, madje edhe mbi automjete.
Megjithatë, teknologjia ka disa kufizime që ende nuk janë kapërcyer. Qëndrueshmëria e paneleve dhe koston e lartë të prodhimit e bëjnë të pamundur përdorimin masiv të saj, prandaj pritet që të përmirësohen teknikat e instalimit dhe materialet e përdorura.
Në të kaluarën, Japonia ishte prodhuesi dhe eksportuesi kryesor i paneleve diellorë në botë, por hyrja e konkurrentëve kinezë ka ulur pjesën e saj të tregut nën 1%, kryesisht për shkak të kostove më të larta dhe prodhimit më të kufizuar në krahasim me konkurrentët. Sidoqoftë, vendi tani duket se ka besim te teknologjia PSC për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë dhe për të krijuar një treg ndërkombëtar të ri për vitin 2030.
Qelizat diellore me perovskitë janë një teknologji e re dhe premtuese për prodhimin e energjisë diellore. Emri “perovskitë” vjen nga një mineral i quajtur “perovskit”, i cili ka një strukturë të veçantë kristalore që mund të përdoret për të kapur energjinë diellore. Në rastin e qelizave diellore, perovskitë janë një material i përdorur si pjesë e panelit që ka aftësinë të konvertojë dritën e diellit në energji elektrike.