Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’e kanë një përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që ka befasuar madje edhe shkencëtarët.

Sipas një njoftimi të bërë nga “Science Alert”, një ekip astronomësh ka zbuluar shpërthimin e quajtur FRB 20190208A, që vjen nga një galaktikë e vogël dhe që ndodhet rreth më shumë se gjysmës së Universit të dukshëm.

Ky sinjal ka një prejardhje “të pazakontë”, për të cilin ende nuk ka asnjë shpjegim në tokë. “Shumica e galaktikave që strehojnë shpërthime të shpejta që duken janë galaktika masive me formim yjesh, çka mund të nënkuptojë se shumica e tyre prodhohen nga supernova”, shpjegon astronomi Danté Hewitt nga Universiteti i Amsterdamit, shkruan A2 CNN.

Aktualisht, shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se çfarë i shkakton këto shpërthime, por mund të vijnë nga një rajon ku formohen yje, nga mbetje të supernova-s, apo nga rajone të brendshme shumë të dendura të një galaktike.