Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë është nënshkruar një memorandum trilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kjo deklaratë e nënshkruar ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha se ky memorandum nuk është kërcënim ndaj askujt, por mesazh për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë, sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është një deklaratë që hap rrugë për shumë më shumë bashkëpunim në mes të vendeve tona. Synimi i këtij bashkëpunimi nuk do të jetë kërcënimi ndaj askujt por mesazh për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por edhe sigurinë e vendeve tona, që tri vendet tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta janë të bashkuara për tu përballur me çdo rrezik që synon destabilizimin e rajonit”, tha Maqedonci.