epa10094479 Fighters of the Izz ad-Din al-Qassam brigade, the military wing of Hamas, march to mark the anniversary of the 2014 Israeli war against Gaza, also known as Operation Protective Edge, in Beit Hanun northern Gaza Strip, 27 July 2022. Operation Protective Edge started on 08 July and ended on 26 August 2014. EPA-EFE/MOHAMMED SABER

Raportohet se Izraeli ka vrarë pesë zyrtarë të lartë të Hamasit

Pesë zyrtarë të lartë të Hamasi janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në orët a para të mëngjesit të së martës në Gaza, ka raportuar “Jerusalem Post”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit(IDF), kanë filluar sulmet në Rripin e Gazës, lëvizje që zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur se ishte përgjigje ndaj refuzimit të Hamasit për t’i liruar pengjet në Gaza.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e udhëhequr nga Hamasi ka njoftuar se më shumë se 300 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga mbrëmja e së hënës.

Burimet palestineze dhe arabe të mediave kanë njoftuar se pesë zyrtarët e vrarë të Hamasit janë ministri i Brendshëm i Hamasit, Mahmoud Abu Watfa, dy anëtarët të byrosë politike të Hamasit, Abu Obediaj Muhammad al-Jamasi dhe Issam al-Daalis, zyrtari i lartë brenda Hamasit, Ahmed Omar Al-Hatta dhe përgjegjësi për mekanizmat e sigurisë brenda Hamasit, Bahjat Abu Sultan.