Më 15 mars 1875 në Konicë lindi i madhi Faik Konica

Më 15 mars 1875 në Konicë lindi i madhi Faik Konica (1875-1942), i njohur gjithashtu me emrat Faik Salko dhe Dominik Konitza, një nga figurat më të rëndësishme shqiptare në fillim të dekadave të shekullit XX.

Ministri shqiptar i paraluftës në Uashington, revista e tij letrare “Albania (Shqipëria)” u bë botimi kryesor i shkrimtarëve shqiptarë që jetonin jashtë vendit.

Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme.

U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i perjetshëm. Konica mbahet si një nga njerzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli.

Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjës në Përëndim. Kjo është rruga e tij e zhvillimit kulturor.

Konica ka zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave “Albania e Trumpeta e Krujës” me themelimin e shoqëris VATRA dhe me redaktimin e gazetës “Dielli” në Amerikë.

Faik Konica shkroi pak në rrugën e letërsisë, por si stilist, kritik, publicist dhe figurë politike ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në shkrimin shqip dhe në kulturën shqiptare të asaj kohe.