Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nënvizoi të mërkurën rolin gjithnjë e më jetik të Turqisë përballë tensioneve në rritje globale, raporton Agjencia Anadolu.
“Po pranohet nga aktorët globalë – herë me dëshirë, por shumicën e kohës nga nevoja – që një formulë që përjashton Turqinë nuk mund të vendoset, dhe nëse ndodh, nuk ka asnjë shans për të mbijetuar”, tha Erdogan në takimin e partisë së tij (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) në Ankara.
Erdogan paralajmëroi më tej për ndikimin në rritje të luftës tregtare në vazhdim, e cila pritet të ketë jehonë në mbarë botën.
“Kuptohet se lufta tregtare e ndezur nga tarifat doganore do të ketë një ndikim global. Po të thuash se po vjen një stuhi që do të prekë të gjithë nuk do të ishte ekzagjerim”, theksoi presidenti turk.
Në frontin ekonomik, Erdogan shprehu besimin se pozicioni i Turqisë do ta ndihmojë vendin “për të gjetur një rrugë” përpara.
Duke qenë se jemi ndër vendet që përballen me tarifa të ulëta, besojmë se do ta kalojmë këtë periudhë më lehtë në krahasim me shumë vende të tjera, shtoi ai.
Presidenti turk gjithashtu ofroi siguri për komunitetin e biznesit në Turqi mes pasigurive globale, shkruan AA-ja.